Gjithçka thjeshtohet.

Konsulencë

Shërbimet e konsulencës u ndihmojnë ndërmarrjeve në faza të ndryshme të ekzistimit të tyre, nga themelimi i një ndërmarrje të re deri në planfikime strategjike të fushave të ndryshme të biznesit. Arizona Partners ka një numër të madhë ekspertësh në dispozicion të cilët janë profesionistë të fushave të caktuara me përvojë konkrete në afarizëm.

Ne fillimisht përqëndrohemi që të kuptojmë vizionin e ndërmarrjes, të diagnostifikojmë fushat e nevojës së veprimit dhe të hartojmë plane e strategji të cilat janë të realizueshme.

Disa prej fushave të konsulencës në të cilat Arizona Partners është e profilizuar, përfshijnë:

Konsulencë financiare

  • Analizë të investimeve
  • Projeksione financiare
  • Buxhetime
  • Zhvillim të modelve për kosto të produkteve/shërbimeve
  • Krijimin e departamentit të financave dhe kontabilitetit
  • Rekrutim dhe trajnim në vendin e punës për personelin financiar
  • Përfaqësim & ndërlidhje në negocim të financimeve

 

Duke pasur një rrjetë të gjerë të bashkëpunëtorëve, Arizona Partners u ofron bizneseve zgjidhje edhe në fusha të tjera përmes angazhimit të ekspertëve që janë profesionistë me përvojë. Shërbimet që Arizona Partners i ka ofruar për klientë përfshijnë:

Planifikim strategjik & zhvillim të biznesit

  • Financa
  • Marketing
  • Operacione
  • Qeverisje korporative

Contact

Tel: +377 (0) 45 550 015

E-Mail: info@arizona-partners.com

Address: Lagja Kalabria (ish Emshir) Kompleksi Lesna, Prishtine