Gjithçka thjeshtohet.

Kontabilitet

Në Kosovë, raportet financiare janë problemi kryesor me të cilin ballafaqohen bizneset. Mungesa e raporteve financiare të besueshme dhe me kohë paraqesin vështirësi për bizneset si me palët e jashtme ashtu edhe përbrenda kompanisë.

Për shembull, gjatë negociimit për financim me banka apo investitorë, procesi i financimit zgjatet, kosto e financimit rritet, duke shkaktuar kështu barriera të panevojshme dhe humbje të kohës dhe resurseve. Në anën tjetër, mungesa e informacionit të saktë dhe me kohë mbi shitjet, shpenzimet, llogaritë e arkëtueshme, paranë e gatshme, gjendjen e stokut, menaxhimin e pasurive fikse, menaxhimin e detyrimeve, pasurinë e pronarëve dhe zërave të tjerë për transkasionet biznesore shkaktojnë telashe të jashtëzakonshme në vendimmarrje dhe menaxhim. Prandaj, Arizona Partners është përqëndruar që bizneseve t’u ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për raportim financiar të besueshëm, të saktë dhe me kohë.

Arizona Partners ofron zgjidhje të tërësishme për tërë ciklin kontabël, nga diazjnimi i sistemit të kontabilitetit, regjistrimi i transaksioneve, deri tek përpilimi i pasqyrave financiare. Gjithashtu, klientët mund të zgjedhin shërbime të vecanta të kontabilitetit, varësisht nga nevojat specifike të raportimit financiar.

 Qëllimi i Arizona Partners në këtë shërbim është që tu ofroj klientëve raportim financiar të besueshëm dhe me kohë, sipas standardeve të kërkuara.

Procesi i punës me ne siguronë që transaksionet regjistrohen me kohë, saktë dhe në vendin e duhur. Dokumentet dhe informatat burimore analizohen dhe kontrolli i brendshëm siguron që gabimet të parandalohen. Duke përdorur teknologjinë informative, ne sigurohemi që raportet financiare gjenerohen me kohë dhe bizneset marrin informatat financiare në baza të rregullta.

Shërbimet e kontabilitetit përfshijnë, por nuk kufizohen në:

  • Dizajnimi i sistemit të informacionit kontabël
  • Përkrahje në përzgjedhjen e softuerit kontabël
  • Ofrimin e softuerit kontabël për kompani që nuk kanë një të tillë
  • Regjistrimin e transaksioneve, udhëheqjen e evidencës kontabël
  • Këshillime në politika kontabël
  • Përpilimin e pasqyrave financiare periodike
  • Përpilimin e raporteve të tjera financiare, sipas nevojës së klientit
  • Analizimin e pasqyrave financiare
  • Përkrahje në procesin e  auditimit të jashtëm
  • Ekzekutim të pagesave
  • Menaxhim dhe procesim të pagave 

Contact

Tel: +377 (0) 45 550 015

E-Mail: info@arizona-partners.com

Address: Lagja Kalabria (ish Emshir) Kompleksi Lesna, Prishtine